Connect with us

Lajme

Këngëtari shqiptar i zhdukur prej 7 vitesh, nëna e tij flet me emra: Këta dy persona ma kanë rrëmbyer, më telefonoi me numrin e ish-të dashurës

Published

on

Këngëtari i tallavasë Renato Hamza është i zhdukur prej qershorit të 2014-ës.

Pas shtatë vitesh, nëna e Renatos kërkon nga drejtësia shqiptare të dënohen rrëmbyesit e djalit të saj, ndërkohë që jep dhe emrat e personave që sipas saj fshihen pas kësaj ngjarje.

“Djalin tim e ka rrëmbyer Indrit Shaqja dhe Denis Xhija. Unë nuk e dija kush ishte ky tjetri Denis Xhija. Ndërsa shefi i krimeve asnjëherë nuk na dha asnjë detaj për ngjarjen. E mori kriminelin Denis Xhijën e futi brenda dhe e nxori për 24 orë. Këta kanë bërë vrasje. Janë vrasës me pagesë, i kam parë në televizor. Unë nuk kisha se nga t’i njihja. Pas kësaj ngjarjeje Denisi vrau dy të moshuara”, thotë Silvana Hamza.

Nëna e këngëtarit rrëfen se dy vite pas zhdukjes së djalit ka marrë një telefonate nga ish e dashura e tij që thotë se Renato është gjallë dhe se një ditë do të kthehet në shtëpi.

“Në 2016 ka qenë telefonata e fundit. Më mori një fëmijë i vogël dhe më tha se është nipi dhe nëna e tij quhej Eva, ndërkohë që pas kësaj fshihet ish e dashura e djalit, Redona dhe me thoshte se babi është gjallë dhe ne jemi shumë larg. Në ato momente më doli një burrë në telefon, por nuk ishte djali im. Djali im nuk do të rrinte 7 vite pa folur me mua. Në ishim shumë të lidhur bashkë”.

Prej 7 vitesh Silvan u kërkon vrasësve që t’i kthejnë trupin e djalit të pafajshëm.

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com