Connect with us

Lajme

Kasami ndërpret qindra kontrata të punës

Publikuar

Në komunën e Tetovës ka njerëz të cilët kanë marr honorare por nuk dihet se çfarë kanë punuar ose fare nuk kanë shkuar në punë. Kështu deklaroi sot Kryetari i ri i kësaj Komune Bilall Kasami i cili tashmë i ka prishur me qindra kontrate të tilla. Ai do të kërkojë raport për të parë se sa është dëmtuar buxheti i komunës, transmeton TV21.

“Vendimi është që të ndërpriten të gjitha kontratat,  të kërkohet raport për realizimin e punëve në bazë të kontratave dhe për këtë do kemi press konferencë  të veçantë ku do njoftoheni sa kanë qenë këto kontrata, sa është dëmtuar buxheti i komunës dhe për ato mjete në bazë ligjore do të kërkojmë kthimin e parave nga gjithë ato të cilët I kanë marrë mjetet e qytetarëve tanë, pa të drejtë”, tha kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

NA NDIQ NË FACEBOOK