Connect with us

Ndryshe

Kaloi 43 vjet në burg dhe pse i pafajshëm, lajmin e lirimit e mori vesh ndërsa shikonte telenovelën e preferuar

Published

on

Në vitin 1979 ai ishte një adoleshent por gjykata e dënoi atë në mënyrë të gabuar për një krim që nuk e kishte kryer.

Sot 62 vjeç Kevin Strickland ka fituar pavarësinë por pasi ka vuajtur 43 vite burg duke u bërë kështu njeriu që ka vuajtur më shumë dënim edhe pse i pafajshëm.

Në vitin 1979, Kevin Strickland që sot është 62 vjeç, u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e trefishtë që ai gjithe kohën e e mohoi.

Edhe pse asnjë provë materiale nuk e lidhte atë me krimin ai u dënua dhe vuajti 43 vite burg edhe pse ishte i pafajshëm.

Dënimi u bë vetëm në bazë të dëshmisë së një dëshmitareje të mbijetuar e cila më vonë tërhoqi dëshminë e saj. Pasi kaloi 43 vite në burg ai tashmë është lënë i lirë.

Strickland, nga një karrige me rrota, foli pak pasi u lirua nga burgu të martën pasdite dhe tha se është mirënjohës për avokatët e tij dhe të gjithë ata që e dëgjuan atë gjatë viteve, ndërkohë që ai ishte i pafajshëm.

Të gjitha akuzat penale kundër Strickland u hodhën poshtë. Lirimi i tij e bën mbajtjen e tij në burgim si dënimin më të gjatë të gabuar

“Ende nuk e besoj ,” tha Strickland. “Nuk e mendoja se do të vinte kjo ditë”.

Strickland tha se e mori vesh lajmin e lirimit të tij përmes një raporti të lajmeve të fundit që ndërpreu telenovelën që ai po shikonte.

“Të thuash se jemi jashtëzakonisht të kënaqur dhe mirënjohës është një nënvlerësim,” tha Peters Baker.

“Kjo sjell drejtësi më në fund për një njeri që ka vuajtur tragjikisht kaq, kaq shumë si rezultat i një gjykimi të gabuar”.

Strickland dëshmoi gjatë një seance provash tre ditore në fillim të këtij muaji që përfshinte dëshminë e dëshmitarëve okularë të dhënë nën betim.

Katër persona u qëlluan në Kansas City, Misuri, më 25 prill 1978, duke rezultuar me 3 viktima. E vetmja e mbijetuar e krimit, Cynthia Douglas, e cila vdiq në vitin 2015, dëshmoi në vitin 1978, se Strickland ishte në skenën e vrasjes së trefishtë. Ai u dënua gabimisht për vrasje kur ishte adoleshent.

Por gjatë 30 viteve të fundit ajo tha se bëri një gabim dhe e identifikoi gabimisht Strickland.

Strickland falënderoi gjyqtarin për shqyrtimin e të gjitha “provave” dhe vlerësoi që gjyqtari i kushtoi kohën e tij për të dëgjuar dhe kuptuar se çfarë ndodhi në të vërtetë në 1978.

Përfundimisht, Strickland tha se dëshiron të ndikojë në legjislacion, dhe shtoi se ai ka ide se si të mos i ndodhë kjo dikujt tjetër.

Një llogari GoFundMe është krijuar nga Midwest Innocence Project për ta ndihmuar atë të rifillojë jetën e tij. Ata vënë në dukje se Shteti i Misurit nuk do të japë asnjë kompensim për kohën që ai kaloi në burg.

Advertisement



Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com