Lajme
Ka sinjale të qarta për marrje të datës për bisedime me BE-në

Deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi, në një dalje për media bëri të ditur se përse nuk mori pjesë të enjten në Kuvend për të votuar rrëzimin e Qeverisë, transmeton TV21. Tha se ka sinjale pozitive që në dhjetor Maqedonia e Veriut do të marrë datë për fillimin e bisedimeve me BE-në, duke shtuar se me atë veprim datë për fillimin e negociatave me BE-në nuk do të merreshte.
“Pse nuk mundej të durohej deri në dhjetor, mandej jo 61 por 75 do të bëheshin për rrëzimin e Qeverisë. Nuk e kam të qartë insistimin tash të bëhet përpara procesit kur ka sinjale të qarta që me atë veprim do të ishim të sigurt që datë nuk do të merrnjëm”, u shpreh deputeti Kastriot Rexhepi
















