Connect with us

Lajme

Joveski nesër ua dorëzon hetuesve bullgarë materialet për aksidentin tragjik në autostradën “Struma”

Publikuar

Nga Prokuroria Publike njoftojnë se nesër do ky institucion do të bëj dorëzimin e materialeve në lidhje me aksidentin e autobusit të Maqedonisë në autostradën “Struma”, përcjell TV21. Nga Prokuroria bëjnë me dije se këtu përfshihen materialet për hetim, por edhe për identifikim të 45 viktimave.

“Nesër, e shtunë më 27 nëntor 2021, Biser Jordanov, zëvendës i prokurorit të qarkut Pernik dhe Mlladen Hristov Petrov, hetues në Shërbimin hetues kombëtar të Bullgarisë, nga kryeprokurori publik i Maqedonisë së Veriut, Ljubomir Joveski do t’i marrë materialet që lidhen me hetimin dhe identifikimin e viktimave në aksidentin tragjik në Bullgari”, njoftojnë nga Prokuroria.