Connect with us

Ndryshe

Ishte fshehur në tavan/ Kapet shqiptari me 1100 rrënjë kanabisi në ‘shtëpinë e barit’

Publikuar

Nuk arriti dot ti shohë ‘hajrin’ edhe pse kishte ditë që kujdesej me përkushtim.

Policia britanike gjeti më shumë se 1,100 bimë kanabisi me një vlerë në treg prej 200,000 £ në një ndërtesë dy katëshe.

Një emigrant shqiptar ilegal, i cili pasi u zbulua në vendin sekret ku po fshihej, zbriti poshtë nga një tavan i varur, pasi oficerët dëgjuan zhurma dhe i thanë të zbriste.

Shqiptari pranoi para gjykatës se ai po fshihej dhe po kujdesej për bimët e kanabisit, për të shlyer një borxh të tijin prej 20,000 £.

I riu shqiptar Klevi Mone, 22 vjeç, pranoi se prodhonte kanabis më 15 gusht.

Policia njoftoi se shkoi në ambientet industriale në Wincolmlee, Hull, si pjesë e një operacioni të madh që synonte ndërtesa tregtare dhe private në qytet.

NA NDIQ NË FACEBOOK