Connect with us

Lajme

Ish-themeluesi i PD-së jep mesazhin e fortë: Të largohet Berisha dhe Basha dhe të nisë një fillim i ri

Publikuar

Njëri nga ish-themeluesit e PD-së në vitet’ 90, Zenel Hoxha foli edhe lidhur me rikthimin e Sali Berishës dhe Foltores së tij, për të cilën u shpreh se ishte i paparashikueshëm

“Secili prej nesh jemi në gjendje që të parashikojmë gjërat, por kjo ishte e paparashikueshme, Tentativa për tu rikthyer Berisha, sipër tij është një areolë.

Vështirë që të ketë zgjidhje në këtë situatë, kam përshtypjen se secili tenton të marrë atë plaçkën e vet dhe tenton të largohet. Po të ishte mirë, por që është e pamundur pak edhe për shkak të përfshirjes së Berishës, në këtë rast, se po të ishin grupimet tjera, mund të gjendeshin alternativa por sot është e pamundur që të gjendet rruga e mesme, që do të ishte largimi i të dyve, dhe një fillim të ri, ka djem të rinj që do të konkurronin. Ok, unë do ta përshëndesja atë tundimin që ndodhi”, tha ai për MCN Tv.

NA NDIQ NË FACEBOOK