Connect with us

Religjion

I biri i Zukorliçit të ndjerë, mesazh pikant për jetëhumbjen e të atit

Published

on

Një ditë më parë, figura më imponuese e Islamit në Serbi, Muamer Zukorliç, dha frymën e fundit, dukë shkaktuar tronditje në të gjitha shoqëritë muslimane të rajonit, e sidomos në Serbi, apo në Sanxhakun e tij.

“Kush beson në Muhamedin, Muhamedi ka vdekur, kush beson në Allahun, Allahu është i gjallë!”

Udhëheqësi ynë, babai ynë, u shpërngul në botën tjetër dhe i dha fund emanetit të tij në këtë botë.

Ne kemi mbetur të vazhdojmë rrugën drejt Allahut dhe atë rrugë e ka ndjekur udhëheqësi ynë i dashur.

Flamurin që ai ngriti do ta ngremë ne, brezi i fitores, InsaAllah edhe më shumë.

Le të dihet”, ka shkruar Usame Zukorliç, i cili në vazhdim të mesazhit ka kërkuar hallall për shkak të pamundësisë për t’iu përgjigjur mesazheve të të gjithëve.

“U kërkoj hallall të gjitha zemrave të plagosura që më thërrasin dhe më shkruajnë, realisht nuk kam mundësi të përgjigjem për momentin. Lajmi më kapi në Stamboll, prej nga po kthehesha. Ju lutem, derisa të arrij në Sanxhak, merrni përgjigjen time kështu.

Vëllezër dhe motra,

Të gjithë jemi të Allahut dhe të gjithë do të kthehemi tek Ai.

Ne do ta kalojmë këtë moment së bashku dhe do të tregojmë forcën e muslimanëve, forcën e boshnjakëve dhe forcën e Sanxhakut”, shkroi ai.

Muhamer Zukorliç ishte figura më e shquar muslimane në Serbi. Ai ndërroi jetë krejt papritur teksa po u mbante një ligjëratë studentëve të tij në Univesitetin Ndërkombëtar që themeloi në Sanxhak. /tesheshi.com/

Advertisement



Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com