Connect with us

Lajme

Hetimi i inceneratorëve, 3 banka bllokuan të dhënat për Mirel Mërtirin/ Paralajmërohen me padi penale

Published

on

Tre banka të nivelit të dytë kanë refuzuar dhënien e informacioneve të kërkuara nga Komisioni Hetimor Parlamentar për Inceneratorët, duke përdorur të njëjtat argumente në përgjigjet që i kanë kthyer Komisionit.

Në përgjigjen që Bankat kanë kthyer janë shprehur për ruajtjen e “sekretit banker”, duke i cilësuar të dhënat që kërkohen si konfidenciale dhe të mbrojtura. Duket se qëndrimi i 3 bankave është i njëjtë me atë çka Mirel Mërtiri u ka kërkuar atyre për të mos dhënë informacione mbi të.

Por Jorida Tabaku, me cilësinë e Kryetares së Komisionit Hetimor, paralajmëroi 3 bankat, Tirana Bank, Raiffessen Bank dhe Abi Bank, se do të përballen me padi penale, nëse nuk do të paraqesin të dhënat që kërkohen. Gjithashtu, Tabaku njoftoi se do t´I drejtohej edhe Bankës së Shqipërisë me një shkresë, lidhur me qëndrimin e mbajtur nga 3 bankat e nivelit të dytë.

“Ne do të dërgojmë një kërkesë Bankës së Shqipërisë, do të ripërsërisim kërkesën për informacion për të gjitha bankat që kanë refuzuar, tha Tabaku, duke paralajmëruar se nëse edhe pas këtij momenti nuk do të sjellin të dhënat, do të përballen me “padi penale”.

Ajo e cilësoi pa bazë ligjore refuzimin e bankave duke sjellë si precedent ligjor një komision të mëparshëm hetimor të parlamentit, ku bankat “kanë vënë në dispozicion të dhëna bankare për një person, i cili as nuk ishte përfitues i fondeve publike”.

Ndërkohë, deputeti, Belind Këlliçi, e cilësoi këtë refuzim si bindje ndaj presionit të bërë nga Mirel Mërtiri, personi kyç që është pas kompanive përfituese të këtyre konçensioneve.

“Tre banka nuk japin informacion për llogari të Mërtirit. i ka detyruar të mos japin. Bankat e kanë detyrim ligjor dhënien e informacionit.

Ky komision ka për detyrë të bëjë një hetim të këtyre personave, me gjithë të drejtën që buron nga ligji.

E vetmja gjë që po bie në sy është mbrojta që po i bëhet Mërtirit, po bëhet nga njëra palë. Po kërkojmë të zbatohet ligji. Unë nëse marr përsipër të them fjalën hajdut e kam unë përgjegjësi. Mos u shqetëso pse po i them, unë hajdut Mërtirit.

Unë nuk druhen aspak të quaj një person që abuzon me fondet hajdut. Për këtë gjë mbaj përgjegjësi personale, mos u shqetësoni ju për mua dhe pse po quhet Mirel Mërtiri hajdut në këtë komision, zonja Felaj,” tha Këlliçi.

Deputeti i PD-së Luçiano Boçi gjithashtu u shpreh se bankat nuk mund të pengojnë dhënien e informacionit ndaj një personi në hetim.

“Për të vërtetuar korrupsionin ne do të ndjekim paranë, nëse nuk kemi informacion se ku ka shkuar paraja çfarë do hetojmë”, tha ai.

Por, për nënkryetaren e komisionit, socialisten Ermonela Felaj, qëndrimi i bankave është në përputhje me ligjin.
“Ne kemi qëndrim tjetër, kur bëhet fjalë për kërkesën për të dhëna personale, ose të dhëna që janë sekret bankar”, tha ajo duke kërkuar që të mos paragjykohen përgjigjet e bankave.

Përveç bankave, edhe Drejtoria e Policisë së Shtetit kishte refuzuar të jepte të dhënat e sistemit TIMS për lëvizjet e disa zyrtarëve qeveritarë dhe emrave përfitues pas koncensioneve duke i cilësuar këto të dhëna “sekret shtetëtor”.

Advertisement



Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com