Lajme
Grupi i Zjarrit aktivizohet sërish, a mund të priten befasi?!

I ashtuquajturi grup i zjarrit brenda BDI-së pas mbledhjes së këshillit të përgjithshëm të BDI-së kanë publikuar një fotografi të përbashkët.
Portali in7.tv njofton jo zyrarisht se janë këta pikërisht grupi i pakënaqur brenda BDI-së që pritet ti bashkohen shumicës së re parlamentare e cila u formua ditë më parë.
Grupi i zjarrit në vazhdimësi ka kritikuar politikat e Ali Ahmetit, duke kërkuar reforma brenda BDI-së, por që ata kanë qenë të injoruar.
Me zhvillimet e fundit në skenën politike gjërat mund të marrin pozicion dhe kahje befasuese.
















