Lajme
Gjobiten 240 shoferë për vozitje të shpejtë

Ministria e Punëve të Brendshme ka vazhduar me kontrollet e përforcuara në territorin e gjithë vendit për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi me të madhe se e lejuara. Nga MPB bëjnë të ditur se ditën e djeshme janë gjobitur 240 shoferë për vozitje të shpejtë, transmeton TV21.
Prej tyre, siç bëjnë të ditur nga MPB, 12 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuara, ndërsa një automjet ka lëvizur me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.
Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim.
















