Connect with us

Lajme

Gjendet në Dajt trupi i pajetë i biznesmenit të zhdukur, u qëllua me armë zjarri

Publikuar

Një trup i pajetë është gjetur në Dajt këtë të Shtunë, që i përket biznesmenit të zhdukur të inerteve, Rruzhdi Hoxha.

Trupi i pajetë është gjetur nga policia në një humnerë në Qafë-Mollë, në zonën e Dajtit.

Fillimisht, u gjetën disa rroba me njolla gjaku. Më pas, kërkimet e forcave policore me anë të një qeni gjurmues, ka arritur të gjejë trupin e pajetë.

Burime policore thanë se biznesmeni është qëlluar me armë zjarri.

Vendi ku u gjet nga shërbimet e Policisë, trupi i pajetë i Ruzhdi Hoxhës. Në Qafë Mollë, Dajt.

Biznesmeni 43-vjeçar, banues në Paskuqan, rezulton i zhdukur prej datës 20.10.2021. Ka qenë djali i tij që ka bërë kallëzim në polici për zhdukjen e të atit.

Lexo edhe:

U gjet i vr*rë në Dajt, lëvizjet e fundit të biznesmenit

NA NDIQ NË FACEBOOK