Connect with us

Lajme

Gazment Bardhi: Suel Çela punon për Sali Berishën

Publikuar

Gazment Bardhi deklaroi këtë të Enjte nga selia blu se Suel Çela po punon për Sali Berishës.

“Suel Çela punon për Berishën. Sot ky individi thërret drejtues të PD-së në Elbasan dhe u vendos formularin për nënshkrim. E di dhe Flamur Noka. Se pranojnë demokratët e Elbasanit që Kuvendin e PD-së t’ja mbledhë Suel Çela”, tha Bardhi.

“Për këtë që thashë janë në dijeni të gjithë demokratët e qytetit të Elbasanit që janë thirrur një më një dhe i vendoset formulari përballë. Harrojeni se thërret banda dhe krimi i organizuar Kuvend të partisë Demokratike”, shtoi ai.

Suel Çela është një emër i njohur nga raportimet e kronikës së zezë dhe i akuzuar nga PD më herët për lidhje me kryeministrin Edi Rama dhe ish-kryetarin e Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini. Suel Çela u akuzua për sulmin ndaj policisë tek tregu ushqimor i Elbasanit disa vite më parë, por u shpall i pafajshëm nga drejtësia.

NA NDIQ NË FACEBOOK