Connect with us

Lajme

“Game over” vs. “game change” – Kuvendi në pauzë

Publikuar

Dita e sotme, e cila duke u bazuar në deklaratat e deputetëve dhe funksionarëve para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, jepte sinjalin e qartë – ekzistonte shumicë për të rrëzuar Qeverinë “Zaev 2”.

Tërë këtë situatë opozita e vlerësoi si “Game over” – Loja mbaroi, duke aluduar se tashmë gjithçka ishte e qartë.

Por, fillimi i seancës solli befasi – mungonte njëri nga katër deputetët e Lëvizjes Besa, të cilët u tha se do të votojnë për rrëzimin e Qeverisë, shkruan TV21.

Mungoi, Kastriot Rexhepi.

Ai zgjodhi të deklarohet në Facebook, duke bërë të ditur se nuk do të merr pjesë në seancë pasi nuk ishte për ndryshimin e kursit strategjik të shtetit – që ishte integrimi në Bashkimin Evropian.

Ndërkohë, erdhën reagimet nga shumica aktuale. Situatën e krijuar e vlerësuan “Game change” – Loja ndryshoi.

Ndërkohë Kuvendi ka vijuar me pauza…

NA NDIQ NË FACEBOOK