Connect with us

Bota

FOTO/ Shkatërrohet banda shqiptare e trafikut të heroinës në Athinë! Arrestohen tre persona. Ja roli që kishte gruaja 60 vjeçe

Published

on

Autoritetet greke kanë shkatërruar një bandë shqiptare të trafikut të drogës. Mediat në shtetin fqinj raportojnë se gjatë operacionit të zhvilluar në lagjet Kipseli dhe Galatsi në Athinë policia ka sekuestruar 21 kg heroinë, ndërsa janë arrestuar tre shqiptare 33 e 36 vjeç dhe një grua 60 vjeçe.

Po ashtu nga kontrollet në një prej banesave është gjetur edhe një laborator i përpunimit të heroinës.

Veç drogës, policia ka sekuestruar 1 pistoletë me 11 fishekë, mbi 13 mijë euro, 2 automjete, 1 furgon, 2 peshore, 7 celularë, pajisje si prerëse etj.

Si kreu i grupit është identifikuar 33-vjeçari, ndërsa përgjegjës për transportin e drogës ishte 36-vjeçari. Ndërsa roli i gruas së arrestuar, ishte ajo e përgjegjëses së laboratorit.

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com