Shqipëri
Foto/ Kush eshte Erigers Mihasi shoku i Ervis Martinajt qe u vra sonte

Nje ngjarje e rende ka ndodhur pak me pare ne Tirane, ku behet me dije se kane humbur jeten 2 persona. Nje nder ta mesohet se eshte Erigers Mihasi.
Erigers Mihasi ishte shoqerua së bashku me Ervis Martinajn gjatë operacionit blic në Laç para disa kohesh.
Ky operacion kishte si qëllim kapjen e autorëve të dyshuar tëvrasjes së Shkëlzen Kastratit në Fier, ngjarje e ndodhur në datë 1 shkurt. Për këtë ngarje janë shpalluir në kërkim Albert Zaja, Elmir Tufa, Silvio Cara dhe Elson Xhecuka.
Mihasi nuk është një emër i ri për policinë, sepse ai u akuzua për grabitjen e shtëpisë së Elton Çiços ne vitin 2015. Ky i fundit u vra një vit më vonë në Tiranë. Ai dyshohet edhe si personi kryesor që ka qëlluar me armë zjarri ndaj kushërinjve Mumajesi në Tiranë. Gjithashtu ai dyshohet se ka marrë pjesë në një ngjarje tjetër kriminale në vitin 2017 në Laç, ku ka mbetur i plagosur Rudolf Toma, punonjës në bashkinë e Kurbinit.
Nga aksioni blic në kompleksin “Arbëria” në pronësi të Ervis Martinaj, policia ka shoqeruar 7 persona dhe ka arrestuar një tjetër. I arrestuar nga aksioni në Laç ka mbetur edhe Cen Karriçi, i cili vazhdon te qëndrojë në burg.
















