Connect with us

Lajme

Foltorja në SHBA/ Si do e “kapërcejë” Sali Berisha, oqeanin për në Amerikë

Publikuar

Tiranë- Ditën e djeshme Sali Berisha me anë të një njoftimi në facebook, lajmëroi se do të mbajë foltore në SHBA, shteti i cili e shpalli non-grata.

Në postimin e tij Berisha fton demokratët shqiptar nga New Jersey, New York, Pennsylvania, Connenticut etj të marrin pjesë në foltore.

Por pyetja që shtrohet është si Berisha do e kalojë oqeanin pasi është shpallur non-grata?

Foltorja e Sali Berishës në SHBA nuk do të jetë fizikisht por online nëpërmjet platformës zoom. Kujtojmë se pas turit të takimeve nëpër Shqipëri dhe “Foltores” me grupin e shqiptarëve në Amerikë.

Berisha në 11 Dhjetor ka thirrur Kuvendin e PD-së me qëllim shkarkimin e Lulzim Bashës, i cili të njëjtin forum ka lajmëruar se do ta mbledhë në 18 Dhjetor./Gazeta Shqip

NA NDIQ NË FACEBOOK