Connect with us

Lajme

Foltorja e Berishës me të rinjtë, Këlliçi: Ja pse do jem i pranishëm

Publikuar

më

Ish-Kryeministri Sali Berisha zhvillon sot takimin e rradhës në kuadrin e “Foltores” me të rinjtë dhe të rejat e FRPD. I pranishëm në takim do të jetë edhe deputeti Belind Këlliçi, i cili përmes një postimi në rrjet sqaron edhe arsyet sepse po i bashkohet Foltores.

“Mandati im nuk është i përjetshëm. Anëtarët e kryesisë së FRPD nuk janë uzurpatorë dhe as të ngujuar. Zyrat tona janë aty ku kanë qenë, në selinë e PD, për këdo që kërkon të njohë të rinjtë e saj.

Kam njoftuar pjesëmarrjen në Foltore, sepse besoj se anëtarësia duhet dëgjuar kur na kritikon. Prandaj sot, në orën 12:00, në amfiteatrin e jashtëm të Akademisë së Arteve, do të jem edhe unë, për të dëgjuar këdo që nuk ka patur hapësirë të shprehet e të dëgjohet”, shprehet Këlliçi.

Postimi nga Belind Këlliçi

Unë kam folur gjithnjë me gjuhën e gjithëpërfshirjes. Jam kundër përjashtimit e linçimit publik që i bëhet bashkëdemokratëve të mendimit ndryshe.

Çdo anëtar i FRPD gëzon lirinë të zgjedhë platformën ku mund të shprehë qëndrimet e veta.

Unë jam pjesë e PD sepse besoj në historinë dhe potencialin tonë për të qeverisur Shqipërinë.

Mandati im nuk është i përjetshëm. Anëtarët e kryesisë së FRPD nuk janë uzurpatorë dhe as të ngujuar. Zyrat tona janë aty ku kanë qenë, në selinë e PD, për këdo që kërkon të njohë të rinjtë e saj.

Kam njoftuar pjesëmarrjen në Foltore, sepse besoj se anëtarësia duhet dëgjuar kur na kritikon. Prandaj sot, në orën 12:00, në amfiteatrin e jashtëm të Akademisë së Arteve, do të jem edhe unë, për të dëgjuar këdo që nuk ka patur hapësirë të shprehet e të dëgjohet.

NA NDIQ NË FACEBOOK