Lajme
Evi Kokalari bën deklaratën e fortë: Grida Duma duhet nxjerrë zvarrë nga PD, s’duhet të jetë më deputete!

Aktivistja e djathtë Evi Kokalari ka reaguar ashpër ndaj deputetes demokrate, Grida Duma, për shkak të qëndrimeve të kësaj të fundit ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
Sipas aktivistes, deputetja në fjalë po luan me të gjithë. Kokalari thekson se PD po shkatërrohet nga Soros, ndërsa nënvizon se më 11 dhjetor Basha do të largohet nga PD-ja.
“Më 11 dhjetor Basha ikën dhe PD do të forcohet. Janë 5-6 vetë që bëjnë lojë të shëmtuar dhe flasin për një parti, që nuk është e tyre, por është e gjithë anatërëve të Partisë Demokratike. Demokratët janë të entuziazmuar kur flet Sali Berisha. Në thelb, PD po shkatërrohet nga Soros, sepse Soros ka punuar për të shkatërruar opozitën e vendit në Shqipëri. Për Grida Dumën, nuk duhet të jetë deputete. Ajo duhet nxjerrë zvarrë nga zyra, sepse po luan me ne të gjithë”, u shpreh Kokalari.
















