Connect with us

Shqipëri

Ervin Salianji sulmon ashpër demokratët që mbështesin Berishën i akuzon për…

Published

on

Sali Berisha duhet të hapë krahun pasi po turpëron të kaluarën e vet politike. 

I këtij mendimi është nënkryetari i Partisë Demokratike Ervina Salianji, i cili i ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, thotë se Partia Demokratike nuk është pronë e tij dhe se i gjithë angazhimi i tij me ‘Foltorën’, është për interesa të tij personale.

Për Salianjin, 11 dhjetori, do të jetë një miting si ‘Foltoret’ e tjera dhe se nuk do të jetë Kuvend, pasi Kuvendi i vetëm që do të mbahet do të jetë më 18 dhjetor, me qëllimin e vetëm sipas tij për të bashkuar demokratët.

Madje nënkryetari i PD-së bëri përgjegjës njerëzit që i janë bashkuar Berishës, për humbjet në zgjedhjet e 25 prillit. 

Kjo sipas Salianjit duhet lexuar edhe si nje mesazh, nga qytetaret, pasi edhe me Sali Berishen ato i humben zgjedhjet, duke treguar se shoqeria shqiptare nuk e do me pas 30 vitesh ne politike.‘Në momentin që ju prek interesi personal ka nisur një betejë, që për mua nuk është e duhura që i fut demokratët, sidomos gjuha sikur u flet armiqve. Askush nuk e përjashton se Sali Berisha ka mbështetës, kjo nuk tregon asgjë, pasi edhe nënkryetarët e mëparshëm të PD-së mbushnin sallat me partitë e tyre. Meraku i demokratëve nga vjedhja e zgjedhjeve apo më sakte nga fakti që nuk erdhi në pushtet, ka një lloj agravimi dhe analiza që duhet të ishte bërë, një pjesë e tyre janë tek ‘Foltorja’, pra përgjegjësit kryesor të humbjes së zgjedhjeve në PD-së. Është vetëm interesi personal që po i tërheq. Pesha e vendimmarrjes së Bashës në parti nuk ka qenë e madhe kanë qenë të tjerë që kanë pasur më shumë peshë. Në 11 dhjetor ka miting si Foltorja, nuk ka një Kuvend. Ka vetëm një Kuvend dhe është ai i datës 18 dhjetor, pasi vendosi kryesia. Është një përpjekje për të bashkuar PD.  I pari që e ka thënë djegien e mandateve e ka thënë Sali Berisha, nëse do të kishte një qëndrim ndryshe mandatet nuk do të liheshin.Vjen në një moment kur duhet të tërhiqet sepse po turpëron të kaluarën e vet. Nuk është pronar i PD-së Sali Berisha, po flet me një gjuhë tribale. Çfarë do ta gjente të ishte aty në heshtje, do të ishte i respektuar?! Kur u bë i keq më 9 shtator?! Nëse do të fliste Berisha në grupin parlamentar mendoni se do të kishte mendim ndryshe. Të gjitha vendimmarrjet e Bashës dhe Berishës kanë qenë të njëjta.Nuk ka pasur asnjë qëndrim ndryshe. Kur sheh që të gjithë drejtuesit politik janë të gjithë me Foltoren tregon qartë se më kë ishte dakordësia. Mbas 30 vitesh unë mendoj sot, se duhet të hapi krahun.Sali Berisha duhet të hapë krahun për të bërë analizën. Të gjithë njerëzit që nuk mbështesin Foltoren po linçohen. Të zhvillohet debati në PD, lirshëm. në fillim tha për statut, pastaj kryetar PD e pastaj kryeministër. PD si fitoi dot zgjedhjet me Berishën aty, shoqëria shqiptare mbase duhet të kishte parë një PD pa Berishën, duhet të lexohet edhe në këtë mënyrë. PD do të vazhdojë të jetë një forcë e fuqishme politike pavarësisht emrave.’- tha Salianji.

Advertisement



Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com