Connect with us

Lajme

Ekzekutimi i Mihasit dhe Dumanit, vikt*mat po pinin kafe para ngjarjes. Dyshime se autorët po i prisnin

Publikuar

Të tjera detaje janë zbardhur nga ekzekutimi i Erigers Mihasit dhe Armando Dumanit, përkatësisht 32 dhe 26 vjeç, të cilët mbetën të vrarë në zonën e Astirit në Tiranë.

Atentati ndaj tyre ndodhi rreth orës 19:30, ndërsa mbi ta u qëllua me breshëri automatike, nga një tjetër makinë.

Bazuar në të dhënat e mbledhura nga policia, dyshohet se autorët po i prisnin viktimat, që ishin në një prej lokaleve shumë pranë vendit të ngjarjes.

Pasi kanë dalë nga lokali, Mihasi dhe Dumani janë futur në parkingun ku kishin lënë mjetin e llojit “Audi” me ngjyrë të bardhë e me targa “AB 008 EM” dhe kanë dalë në rrugë kryesore.

Sapo janë afruar pranë semaforit, atentatorët kanë shfrytëzuar momentin dhe kanë qëlluar drejt tyre me breshëri kallashnikovi. Policia e cila shkoi në vendin e ngjarjes disa minuta më vonë nuk ka gjetur gjurmë të autorëve, që janë larguar në drejtim të Doganës.

Rreth 90 minuta pas krimit, u raportua për gjentjen e një automjeti të djegur në zonën e Thumanës, ndërsa pritet që hetimet të zbardhin nëse ai është përdorur ose jo nga autorët.

Në mjetin e viktimave janë gjetur rreth 20 gjurmë plumbash, 9 prej të cilave në derën anësore. Dyshimet janë se në atentatin që i mori jetën dy të rinjve kanë marrë pjesë 3 autorë, edhe pse zyrtarisht policia nuk ka dhënë detaje mbi ngjarjen.

Ndoshta kamerat e sigurisë në rrugë apo biznese mund të hedhin më shumë dritë lidhur me zbardhjen e ngjarjes, ndërsa viktimat ishin me precedentë penalë, të dyshuar si të përfshirë në disa ngjarje.

NA NDIQ NË FACEBOOK