Connect with us

Lajme

EDITORIAL/ Rrëzimi i Qeverisë, nevoja e domosdoshme për ndryshim tek shqiptarët!

Publikuar

EDITORIAL – ZYRTARE.net

Zhvillime dramatike apo ndryshe le ti cilësojmë si një tronditje politike lëvizjet e djeshme në skenën politike, rrespktivsht në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Opozita e përbërë nga VMRO-DPMNE, Aleanca për shqiptarët, Alternativa, Lëvizja BESA dhe E majta pas përpjekjeve disa ditore arritën që të grumbullojnë firmat për rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga kryeminstri aktual Zoran Zaev.

E sigurisht që ky lajm trazoi skenën politike e sidomos kampin shqiptar. Një frustrim i pa parë me fyerje, dhe tentim për nxitje të urrejtjes vërhej ndaj opozitës shqiptare pas lajmit se këto të fundit ishin iniciatorët kryesor për formimin e shumicës në Kuvend së bashku me partitë maqedonase. Fokusi sigurisht i këtyre fyerjve dhe kritikave ishte “E majta” e cila njihet si një parti kontraverzse por e cila gjithashtu është rreshtuar për rrëzimin e Qeverisë, por që jo detyrimisht mund të jetë pjesë e Qeverisë në ardhje.

Por duke lënë anash llumin që po ndodh në rrjetet sociale nga eksponent të partisë në pushtet, vallë a është e nevojshme që shqiptarët ta ndjejnë një ndryshim në qeverisjen e tyre dhe se BDI pas më shumë se dy dekadash të përfundoj në opozitë? Ju garantojmë me shumë bindje se përgjigjja e shumicës së shqiptarëve do të ishte pozitive. Të lodhur e të strëlodhur me halle e brenga për më shumë se dy dekada, të rraskapitur me varfëri që ka sjell kjo klasë politike, të nënçmuar me figura të pa-realizuara që reciklohen pas çdo katër vitesh e duke u tallur me fatinë e shqiptarëve sigurisht që duhet të marrë fund.

Shqiptarët më shumë se kurr janë të etur për ndryshim, të etur për të provuar njerëz të ri në qeverisje, madje dëshirë të cilën e kanë dëshmuar ndër vite gjatë cikleve zgjedhore ku vota opozitare ka qenë më shumë sesa për partinë në pushtet. E padyshim që për këtë kthesë të madhe tek shqiptarët meritor janë partitë opozitare (ASH-AA-BESA), të cilat sigurisht që nuk do ta kenë të lehtë. Në një momente kur vendi gjendet para një krize të madhe shëndetsore, energjetike por edhe ekonomike qeverisja me institucionet e shtetit përbën një sfidë të vërtetë. Nëse shkojmë një hap më tej, ky do të jetë shansi historik për opozitën që ta dëshmoj se në këto rrethana, vërtetë ka potencial për të udhëhqur, se vërtetë ka kuadro të përgatitura për të çuar proceset përpara, se vërtetë janë ndryshe nga partia e mëparshme që ka qeverisur me vendin. Por krejt në fund, kur akoma jemi në fazën e par të të rrëzimit të këtij pushteti (LSDM-BDI) pavarsisht se si mund të marrinë kahje gjërat, nevoja për ndryshim te shqiptarët është domodoshmëri e jo luks. /ZYRTARE.NET/

NA NDIQ NË FACEBOOK