Lajme
E zbulon Nikoll Lesi: Deputeti shumë i afërt me Bashën do t’i bashkohet Berishës nëse ish-kryeministri del në protestë

Ish-deputeti Nikoll Lesi ka zbuluar se një deputet i Partisë Demokratike, shumë i afërt dhe i delaruar si mbështetës i Bashës, do të bashkohet me Berishën nëse ky i fundit do të dalë dhe do të mbledhë njerëzit për protesta të mëdha.’
Lesi u shpreh se është tragjike dhe komike që edhe pas 30 vitesh Berisha shihet si shpresë, por shtoi se është fakt që ish-kryeministri po trazon ujërat dhe Basha është ujë i ndenjur.
“Baza demokratike është në shumicë me doktorin, në fillim u pa tani u faktua. Në pikëpamjen praktike është Berisha që po e merr PD.
Mendoj se pas 30 vitesh është tragjike dhe komike ti kthehemi Berishës si shpresë. Por është fakt që Berisha është ai që po trazon ujin se sa Basha që është një ujë i ndenjur. Në Shqipëri duhet një lider i fortë, bashkëpunues. Mendoj që Berisha është faktor, por dilema ime është a do jetë një front. Një vend pa opozitë të fortë është vend i mbaruar.
Para 3 ditësh fola me një deputet që është pro Bashës. I thashë “nëse bëhet protestë e madhe dhe turma shkon me PD, ju do të shkoni në protestë apo do të rrini në seli”. Ai është deputet shumë afër Bashës, më tha “jo, nëse do të ndodh kjo do të shkoj”, u shpreh Lesi në emisionin “Të Paekspozuarit”.




















