Connect with us

Lajme

E rëndë në Vlorë, 34-vjeçarja hidhet nga pallati së bashku me fëmijën 1-vjeç

Publikuar

Një 34-vjeçare është hedhur nga pallati së bashku me fëmijën e saj në qytetin e Vlorës. E reja është hedhur së bashku me fëmijën e saj 1-vjeçar nga kati i pestë i një pallati në lagjen Pavarësia.

Burime bëjnë me dije për Fax News se nëna dhe fëmija kanë ndërruar jetë rrugës për në spital.

Dëshmitarët kanë thënë se gruaja nuk ishte banore e pallatit nga ku u hodh nga lartësia.

Njoftimi i policise: 

Sot më datë 26.11.2021, rreth orës 12:30, në lagjen “Pavarësia 2”, shtetasja P. M., 34 vjeçe, dyshohet se është hedhur së bashku me fëmijën e saj të mitur K. N., 1 vjeç, nga sheshpushimi i katit të një pallati dhe për pasojë kanë ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NA NDIQ NË FACEBOOK