Connect with us

Lajme

Do të hapet Konsullatë e nderit e Maqedonisë së Veriut në Serbi

Publikuar

Qeveria e Serbisë në seancën e fundit solli Vendim për dhënien e pëlqimit për hapjen e Konsullatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Serbisë. Vendimi është publikuar në “Gazetën zyrtare të Republikës së Serbisë”.

Selia e Konsullatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut do të jetë në Çajetinë.

“Jepet pëlqim për hapjen e Konsullatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Serbisë, në krye me konsullin e nderit, me seli në Çajetinë dhe zonën konsullore që e përfshin territorin e zonës administrative të Qarkut administrativ të Zllatiborit”, thuhet në vendimin e Qeverisë serbe.

NA NDIQ NË FACEBOOK