Lajme
Dilemat e Alternativës, këto janë zhvillimet e fundit

Pas dështimit të mocionit të mosbestimi të Qeverisë, zhvillime interesante po ndodhin brenda partisë Alternativa.
Burime të portalit ZYRTARE.net brenda Alterntivës mësojnë se kreu i partisë dhe pjesa më e madhe kryesisë janë për të qëndruar në opozitë dhe si opozitë e bashkuar në zgjedhjet e ardhshme ta mposhtin BDI-në.
Afrim Gashi i përkrahur edhe nga eksponentë tjerë të lartë të partisë është kategorikisht kundër hyrjes në qeveri ku bën pjesë Menduh Thaçi dhe Kastriot Rexhepi.
“Si do të ulemi bashkë në një qeveri me tradhtarë si Kastrioti e me bashkëpunëtorë shërbimesh si Menduhi”, mësohet të ketë thënë Afrim Gashi.
Nga ana tjetër, deputeti Skënder Rexhepi duket më i zëshëm sa i përket hyrjes në qeverinë e Zaevit. Sipas burimeve ai është në kontakt me kryeministrin Zoran Zaev, ndërsa i është premtuar një ministri me resor dhe një tjetër pa resor.
Zejdi madje ka kërcënuar edhe me largim nga partia, nëse nuk dëgjohet propozimi i tij, mëson ZYRTARE.net.
















