Kosovë
Dalin pamjet nga rrahja në “Galeria Shopping Mall” në Prizren, sigurimi bën për spital 3 persona

Avokati kosovar Arianit Koci, ka publikuar pamjet nga sulmi ndaj një familje rome, dje në në një qendër tregtare në Prizren.
Koci shkroi se një deputet tha se shkas i sulmit ishte ‘’vendosja e maskës.’’
‘’ Prindërit dhe vajza e 11 vjeqare, e kanë pasur maskën. Djali jo.
Gjithnjë sipas deputetit, sigurimi e sulmon njërin prej familjarëve fizikisht, në prani të familjes- për shkak të mos pasjës së maskës, duke e sharë: “Ta q… magjupin e nanës”. Sulmuesi ka vazhduar me rrahje dhe kërcënime serioze’’, shkroi Koci.
Më poshtë videoja:






















