Connect with us

Lajme

Covid në Shqipëri, 587 raste të reja dhe 3 humbje jete. Harta dhe situata në spitale

Publikuar

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë evidentuar 587 raste të reja me Covid-19 nga 3143 testime. Ndërkohë që kanë humbur jetën 3 qytetarë dhe janë shëruar 526 pacientë.

Rastet e reja janë evidentuar në këto bashki: 241 qytetarë në Tiranë, 40 në Fier, 28 në Berat, 26 në Gjirokastër, 23 në Elbasan, 20 në Durrës, 19 në Shkodër, 17 në Lushnje, 16 në Vlorë, Korçë, 13 në Dimal, 12 në Kamëz, Sarandë, 8 në Kavajë, Përmet, 7 në Mallakastër, 5 në Kurbin, Pogradec, Kuçovë, 4 në Tropojë, Lezhë, Krujë, Bulqizë, Patos, Peqin, Gramsh, Libohovë, 3 në Vorë, Këlcyrë, Devoll, 2 në Selenicë, Himarë, Maliq, Skrapar, Poliçan, 1 në Malësi e Madhe, Fushë- Arrëz, Has, Mirditë, Dibër, Mat, Rosokovec, Divjakë, Konispol, Finiq, Tepelenë, Memaliaj, Kolonjë, Cërrik, Librazhd.

Në të gjithë vendin, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, janë aktivë 8401 pacientë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 3 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetar 49 vjeç nga Patosi, një qytetar 63 vjeç nga Tirana, një qytetar 65 vjeç nga Ballshi.

Statistika (13 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore          587
Të shëruar në 24 orë       526
Të shtruar në spitale       176
Humbje jete në 24 orë     3
Testime ditore                 3,143

Testime totale              1,347,471
Raste pozitive                192,600
Raste të shëruara            181,213
Raste Aktive                     8,401
Humbje jete                      2,986

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           4,460
Fier                865
Shkodër         453
Vlorë                443
Gjirokastër      443
Durrës             419
Berat               367
Elbasan            346
Korçë              253
Lezhë              195
Dibër                81
Kukës              76

NA NDIQ NË FACEBOOK