Connect with us

Lajme

Covid-19 në Shqipëri, 8 humbje jete dhe 405 raste të reja. Situata në spitale

Publikuar

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se 8 pacientë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit. Bazuar në informacionet zyrtare, pacientët që kanë humbur jetën janë: dy qytetarë nga Fier 51- 70 vjeç, një qytetar 56 vjeç nga Tropoja, tre qytetarë nga Tirana 61- 91 vjeç, një qytetar 67 vjeç nga Bulqiza dhe një qytetar nga Durrësi 72 vjeç.

Ndërkohë në spitalet COVID po marrin trajtim 149 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Sipas informacionit zyrtar, gjatë 24 orëve të fundit nga 2,657 testime kanë rezultuar të infektuar me Covid-19, 405 qytetarë si dhe janë shëruar 548 pacientë.

Rastet e reja janë evidentuar: 152 në Tiranë, 28 në Durrës, Fier, 18 në Korçë, 16 në Kamëz, 14 në Elbasan, 13 në Vlorë, 12 në Mallakastër, 8 në Shkodër, Kavajë, Gjirokastër, 7 në Bulqizë, Lushnje, Berat, 6 në Rrogozhinë, Sarandë, 5 në Mat, Patos, 4 në Kurbin, Poliçan, 3 në Shijak, Krujë, Tepelenë, Dimal, Skrapar, Cërrik, Peqin, 2 në Vau i Dejës, Tropojë, Lezhë, Divjakë, Pogradec, Kuçovë, Gramsh, 1 në Kukës, Pukë, Mirditë, Vorë, Dibër, Klos, Selenicë, Himarë, Dropull, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Kolonjë, Belsh.

Në të gjithë vendin janë 7,459 pacientë aktivë me COVID19.

Statistika (27 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore         405
Të shëruar në 24 orë       548
Të shtruar në spitale       149
Humbje jete në 24 orë     8
Testime ditore                 2,657

Testime totale              1,388,238
Raste pozitive                199,137
Raste të shëruara          188,593
Raste Aktive                      7,459
Humbje jete                      3,085

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          3,880
Fier                703
Gjirokastër     539
Shkodër         489
Durrës             409
Berat              387
Elbasan            340
Vlorë                228
Korçë              213
Lezhë              159
Dibër                64
Kukës              48

NA NDIQ NË FACEBOOK