Lajme
Çfarë pas dorëheqjes së Zaevit? Andonovski dhe Zhernovski komentojnë situatën

Andrej Zhernovski nga LSDM dhe Stefan Andonovski nga VMRO-DPMNE në edicionin e sotëm të ClickPlus në TV21 kanë komentuar gjendjen aktuale në ekzekutiv. Sipas Zhernovskit, kryeministri Zoran Zaev duhet të jep dorëheqje, dhe të shihet se kush do të formojë shumicë të re parlamentare në Kuvend.
“Të shohim nga e hëna se kush do të formojë shumicë parlamentare, nuk them se VMRO-DPMNE është pa shanse, informacionet e mija thonë se do të vazhdojë kjo shumicë e qëndrueshme me plotësime. Ai që do të ketë shumicë parlamentare, ai do të udhëheqë shtetin”, porositi Zhernovski.
Nëdrkaq, Andonovski nga VMRO-DPMNE thotë se pas dorëheqjes së kryeministrit Zaev, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Ende mendoj se zgjidhja më e mirë është që të gjithë të arrijmë marrëveshje që të shkojmë në zgjedhje të shpejta të parakohshme parlamentare, që do të mbarojnë diku në fund të dhjetorit”, theksoi Andonovski.
















