Connect with us

Sport

Çavi lë Katarin mes lotësh, në Spanjë zbulojnë emrin e sulmuesit që kërkon te Barça në janar

Published

on

Çavi Hernandez është trajneri i ri i Barcelonës, edhe pse për të zyrtarizuar gjithçka duhet më parë firma e kontratave. Prezantimi i tij është caktuar për të hënën dhe duket se nuk ka më pengesa as nga Al Sad.

Klubi i Katarit postoi në rrjetet sociale videon e lamtumirës të trajnerit pas një dreke të organizuar me stafin dhe lojtarët. Aty Çavi nuk përmbajti dot lotët, duke u takuar me pjesëtarët e klubit ku ai mbylli karrierën si futbollist e nisi etapën e tij si trajner, e cila po e kthen tanimë te Barcelona.

Sapo të përfundojnë firmat në kontratë dhe prezantimi, do të nisë puna për përgatitjen e skuadrës për muajt e mbetur deri në janar, pasi parashikohet të ketë lëvizje në ekip, edhe për shkak të emergjencës së dëmtimeve. Prioritet është një sulmues, duke parë situatën e Agueros dhe Çavi duket se ka gjetur emrin e duhur.

Sipas mediave katalanase, në janar pritet që Barcelona të firmosë me Edinson Kavanin, i lënë në hije nga Ronaldo te Mançester Junajtid. Sulmuesi uruguaian është gati të pranojë ofertën, edhe pse do të duhet të ulë kërkesat e tij financiare në krahasim me atë që ka përfituar në klubin anglez./ PANORAMASPORT.AL

Advertisement



Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com