Lajme
Bujar Osmani: Të enjten sjellen në Maqedoni viktimat nga aksidenti tragjik në Bullgari

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani ka njoftuar se të enjten planifikohet të sjellen trupat e pa jetë të tragjedisë së 23 nëntorit në Bullgari, transmeton ZYRTARE.net
“Pas komunikimit të sotëm me prokurorin bullgar Z. Sarafov përgjegjës për tragjedinë e 23 nëntorit në Sofje, dua të informoj se sjellja e kufomave të bashkëqytetarëve tanë që humbën jetën në këtë tragjedi planifikohet për të Enjten 2 dhjetor 2021. Qeveria bullgare u përgjigj pozitivisht kërkesës sonë që transporti të bëhet me avion të R. Bullgarisë deri në aeroport të Shkupit, prej ku me protokoll shtetëror do dorëzohen familjarëve nëpër shtëpitë e tyre. Për detajet tjera mbetem në komunikim të drejtëpërdrejtë me familjarët dhe opinioni do të informohet në kohë“, ka njoftuar para pak çastesh Bujar Osmani përmes rrjetit social Facebook./ZYRTARE.net/
















