Connect with us

Lajme

Britania dëbon shqiptarin e rrezikshëm (Emri-Foto)

Published

on

Autoritetet britanike kanë arrestuar dhe më pas dëbuar një 39-vjeçar shqiptar i dënuar më parë për trafik të qenieve njerëzore. Mediat britanike shkruajnë se ai është Hazir Lala, banues në Walthamstow. Shqiptari u arrestua dhe u mbajt në paraburgim, por më pas iu dorëzua autoriteteve për dëbim.

Në prill të vitit 2016 ai u dënua për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, pa siguracion dhe posedim të dokumenteve të falsifikuara. Atij iu hoq e drejta për të drejtuar mjetin për 15 muaj dhe u dënua me 6 muaj burg.

Më 4 shtator 2019 u arrestua sërish në Britaninë e Madhe i akuzuar për përfshirje në krim të organizuar në Belgjikë. U ekstradua në Belgjikë në vitin 2020 ku u dënua për trafikim njerëzor dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

39-vjeçari shqiptar u dënua me 5 vjet burg, por dënimi u pezullua. Lala u kthye në Mbretërinë e Bashkuar dhe u arrestua përsëri. Më 19 gusht 2020 ai u dëbua në Shqipëri, por përsëri u rikthye në Angli. Për të disatën herë shqiptari u arrestua në muajin korrik derisa autoritetet vendosën ta kthejnë edhe një herë në Shqipëri.

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com