Connect with us

Lajme

“Besa Trans” ka pasur licencë valide për kryerjen e transportit, seli në Qystendil, ndërsa në atë adresë janë regjistruar edhe 23 firma

Publikuar

Transportuesi “Besa Trans BTB” nr. 1, Rashçe, Shkup, autobusi i të cilit pati aksident rrugor në Bullgari në të cilin humbën jetën 46 persona, ka pasur licencë valide deri më 8 gusht të vitit të ardhshëm. Kompania, siç publikuan mediat bullgare, ka pasur seli në Qystendil, ndërsa zyra ka edhe në Shkup edhe në qytete të tjera përgjatë shtetit. Në adresë të firmës në Qystendil janë të regjistruara edhe 23 firma.

Mediat bullgare informuan se  firma funksionon që nga viti 2011, ndërsa nga viti 2019 udhëheqës i saj është Asdren Zyberi, shtetas i Maqedonisë së Veriut me origjinë shqiptare.

Lëndë e veprimtarisë së “Besa Trans” është blerja e mallrave ose mjeteve të tjera me qëllim të shitjes në formë origjinale të përpunuar, prodhimtari e mallrave për shitje, aktivitete për provizion, shpedicion, magazinim dhe lizing, përfaqësim komercial dhe ndërmjetësim, transport, hotel, restorant, aktivitete turistike dhe reklamuese, taksa për shërbime në vend dhe jashtë vendit, aktivitete informative dhe programore; blerje, ndërtim ose pajisje të pronave të paluajtshme për shitje, tregti të jashtme, vendore, me koncesion, eksportues dhe tregti rieksportuese, arkitekturë, dizajn dhe dizajn i brendshëm, agjenci e firmave bullgare dhe të huaja në vend dhe jashtë vendit, komunikime, inxhinieri, tregti e jashtme , transport ndërkombëtar.Adresa e firmës është rruga “Car Oslloboditell” nr. 51. Por, siç informon BTA, duke iu referuar deklaratave të fqinjëve, në këtë lokacion asnjëherë nuk ka pasur firmë. Në këtë adresë jeton një grua e moshuar.“Sipas gjitha gjasave bëhet fjalë për dy firma me emër të njëjtë. Kompania jonë nuk ka kurrfarë lidhje me transportin e njerëzve. Ne nuk merremi me turizëm. Firma e regjistruar në adresën tonë është krejt e ndryshme dhe është regjistruar para viti 2011. Këtë shqiptar nuk e njohim dhe nuk kemi kurrfarë lidhje me firmën”, deklaroi për BTA, Rumen Georgiev, i cili ka ardhur që të kujdeset për nënën e saj.Gruaja ka deklaruar se djali i tjetër i saj ka kompani për transportimin e mallrave, por jeton në Bllagoevgrad dhe për momentin është në Italisë ku transporton mall me kamion.

Nga Sektori për komunikacion rrugor pranë Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve informuan se transportuesi ka licencë valide dhe se kërkesa është evidentuar nën numrin 08-4127/1 prej 18.07.2018.

“Kërkesës i është dorëzuar dokumentacioni i plotë në përputhje me nenin 8 të Ligjit për transportin rrugor, me të cilin transportuesi ka plotësuar kushtet e parapara me ligj dhe i është lëshuar licenca për kryerjen e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve. Me kërkesën për marrjen e licencës për kryerjen e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve, transportuesi i ka plotësuar kushtet për marrjen e licencës dhe i është lëshuar licenca për kryerjen e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve me numër serik 007017 e vlefshme nga data 08.08.2018 deri më 08.08.2022. Nga ai moment, transportuesi nuk i është drejtuar Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve Sektori i Komunikacionit Rrugor, me kërkesë për marrjen e certifikatës së licencës për automjetin e ri të blerë”, bëjnë të ditur nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Kompania deri më tani nuk ka pasur aksidente trafiku, por siç deklaroi shefja e PTHP, Villma Ruskovska, duhet të kontrollohet dokumentacioni adekuat për gjendjen teknike të autobusëve. Sipas informacioneve fillestare, autobusi ishte i ri, dhe në funksion ishte vetëm tre vite.

NA NDIQ NË FACEBOOK