Connect with us

Lajme

Berisha sfidon Ramën, e fton në debat publik

Publikuar

më

Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi nga Pogradeci se takimet që po zhvillon në kuadrin e Foltores janë më pro amerikanet dhe më pro europianet se çdo takim tjetër.

Berisha tha se demokratët janë ngritur në këmbë dhe po fitojnë gjithnjë e më shumë mbështetje ndërkombëtare.

“Ne nuk shantazhohemi, por po mbrojmë vlerat konservatore. Edvin je i pashpresë, Foltorja të ka kallur datën. Të garantoj se me Sali Berishën do të bashkohen të gjithë ata që i besojnë dinjitetit njerëzor, të gjithë ata që jetojnë me djersën e ballit, të gjithë ata që konsiderojnë mafien një rrezik kombëtar.

Edvin të ftoj në një debat televiziv dhe të tv numëroj të gjitha krimet e këtyre 8 viteve dhe mbathja në Beograd se aty të presin krahëhapur”, tha Berisha.

NA NDIQ NË FACEBOOK