Connect with us

Lajme

Bekteshi: Do të shpallet gjendje krize në sektorin energjetik, nuk janë paraparë masa kufizuese

Publikuar

“Në vend do të shpallet gjendje krize energjetike me të vetmin qëllim që të mund të injektohen mjete buxhetore në kompanitë energjetike si ESM dhe MEPSO për të rritur likuiditetin e tyre që të mund të intervenohet në importin e energjisë elektrike. Aktualisht nuk parashikohen masa kufizuese.

Ministria e Ekonomisë i propozoi Qeverisë dhe të shtunën u miratua Dekret për
mënyrën dhe kriteret për shpalljen e gjendjes së krizës në sektorin energjetik me qëllim për tu
përputhur me Ligjin e ri për energjetikë. Sipas Dekretit mund të zbatohen masa të ndryshme,
përfshirë Qeverinë direkt përmes buxhetit dhe institucionet që janë shfrytëzues të drejtpërdrejtë buxhetor për të ndërhyrë në kompanitë energjetike si ESM dhe MEPSO”, tha
ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në paraqitjen e djeshme në emisionin “Magazina
Ekonomike” në Televizionin Alsat.

“Të enjten dhe të premten do të kemi takim me anëtarët e Komisionit të parashikuar në
kuadër të Dekretit për shpalljen e gjendjes së krizës. Si ministër i ekonomisë, në seancën e parë
të Qeverisë, e cila është paraparë të mbahet të martën, do t’i propozoj Qeverisë që të shpallë
gjendje krize në sektorin energjetik”, deklaroi ministri Bekteshi dhe theksoi se në takimet me të gjitha palët e përfshira në sektorin energjetik do bëhen analiza dhe përllogaritje të sakta se sa mjete financiare do të nevojiten për tu transferuar tek kompanitë energjetike.

“Ju siguroj se Qeveria ka mjete për të ndërhyrë dhe varësisht nga nevojat e kompanive
energjetike, aq mjete do të transferohen direkt nga buxheti”, ceku ministri Bekteshi në
paraqitjen e tij në televizionin Alsat.

NA NDIQ NË FACEBOOK