Connect with us

Lajme

Bashkëpunonte me Habilajt, jepet pretenca për ish-shefin e policisë

Publikuar

SPAK kërkon dënimin me 12 vite burg për Gjergji Kohilën, ish-zyrtar i Policisë së Vlorës, i bashkëpandehur me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar i kërkuar është 8 vite burg për akuzat e “trafikut të narkotikëve” dhe “grupit të strukturuar kriminal”. Gjyqi ndaj tij u zhvillua në mungesë, pasi Kohila ende nuk është arrestuar.

I bashkëpandehuri tjetër i çështjes, Sokol Bode, po gjykohet në një proces të veçuar, për shkak se gjyqi ndaj tij zhvillohet me procedurë të zakonshme.

NA NDIQ NË FACEBOOK