Connect with us

Lajme

Basha: Nuk ka Kuvend në 11 dhjetor, kush mendon ndryshe të vijë në 18 dhjetor

Publikuar

më

Kreu demokrat Lulzim Basha u shpreh pasditen e sotme se në 11 dhjetor nuk ka Kuvend Kombëtar të Partisë Demokratike.

Basha tha se PD është një parti që bazohet te statuti dhe statuti e ka qartë të parashikuar se kush e thërret mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

“Kuvendi i PD do të mblidhet më 18 dhjetor. Ato që duan ta instrumentalizojnë situatën, në rastin konkret Sali Berisha për interesa personale, ne i kemi ftuar në Kuvendin e 18 dhjetorit”, tha Basha në studion e ABC.

Ai tha se vullneti i çdo demokrati duhet të finalizohet bazuar në rregullat e partisë sonë, në statutin e PD.

“Çdokush që kërkon të kontribuojë, përfshi edhe ata që mendojnë ndryshe mund të vijnë në Kuvendin e 18 dhjetorit”, tha Basha.

Sipas tij, në javët e fundit kemi një dallim të madh mes një kulture të tranzicionit, që nuk toleron mendimin ndryshe, kultura e bullizimit, që duhet të marrë fund.

“Ia kam dal të bëj diferencën, sepse mendoj se duhet të kemi një tjetër kulturë, post-tranzicionit”, tha Basha.

I pyetur lidhur me mënyrën se si janë zgjedhur Sekretarët e PD, Basha tha se kurrë s´ka pasur një garë reale zgjedhjesh.

“U shmang hipokrizia, unë shmanga gjetjen e 15 kandidaturave që do të ishin thjesht sa për të thënë se bëmë garë”, tha Basha, duke mbrojtur tezën e një votimi të hapur për emrat e votuar.

Maqedoni2 minutes ago

BDI i jep “ultimatum” politikës në Kosovë: UÇK-ja mbi partitë, pushtetin dhe pazaret e ditës

Lajme12 minutes ago

Drejtori i Shëndetit Publik, Shaqir Zulbeari, dhuron 10 vendime pune për 9 muaj: “Vazhdojmë për më shumë, në vijim”

Lajme17 minutes ago

Jakup Huseini me ministrin Albrim Hoxha takojnë fermerët në Çellopek dhe Gurguricë: Mbështetje për zhvillimin e bujqësisë

Shqipëri32 minutes ago

PDK i thotë “jo” propozimit të Kurtit, Hoxhaj për “Real Story”: Është gjuhë shantazhi dhe propozim jo serioz, nuk i nënshtrohemi!

Kosovë38 minutes ago

BDI reagon për zhvillimet politike në Kosovë: Vlerat e UÇK-së mbi çdo interes tjetër

Lajme57 minutes ago

Kurti propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Maqedoni1 hour ago

Thirrja për sulm ndaj EULEX-it i kushton shtrenjtë tetovarit – 3,600 euro gjobë dhe dëbim

Kosovë1 hour ago

Ish-kandidati i VV-së për asamble e quan “veteran të Serbisë” invalidin e luftës së UÇK-së, i cili përfundoi mbrëmë me qepje në kokë

Kosovë1 hour ago

Kurti mban sonte sërish konferencë

Maqedoni2 hours ago

Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për 4 vrasje në Kumanovë: Në qendër të akuzës edhe nekrofilia

Shqipëri3 hours ago

Vdekja e 28-vjeçares në laboratorin e Siberisë, reagon Sekretari amerikan i Shtetit: Rusia të japë informacion mbi rastin!

Kosovë4 hours ago

Kurti kërkoi respektim të rregullit 72-orësh, Hamza: E pa saktë juridikisht, ne kemi kërkuar shmangie të procedurës

NA NDIQ NË FACEBOOK