Connect with us

Lajme

Basha: Berisha nuk i ka mbledhur firmat për Kuvendin, po luan blofin

Publikuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi para gazetarëve se Sali Berisha nuk i ka mbledhur firmat për të vënë në lëvizje mekanizmat e Kuvendit.

“Berisha ka qenë për një kohë të gjatë kreu i PD-së, e njeh shumë mirë statutin dhe i njeh shumë mirë rregullat e partisë. E di shumë mirë se si vihen në lëvizje mekanizmat e Kuvendit. Jam thellësisht i zhgënjyer nga tallja që u ka bërë dje demokratëve. Nëse do t’i kishte mbledhur firmat, do t’i kishte dorëzuar sipas statutit, në mënyrë që të nisnim procedurën statutore. Por, nuk e ka bërë këtë gjë pasi e gjitha ka qenë një blof. Atë që e nisi si betejë për demokratizimin e PD-së, përfundoi si betejë për hallet e tij personale”, u shpreh Basha këtë të Enjte.

“Kuvendin Kombëtar jam i gatshëm ta thërras sa herë që të jetë i nevojshëm. Dua të hedh poshtë gënjeshtrën e shpërndarë se kreu i PD-së nuk dëshiron Kuvend. Por, asnjë Kuvend nuk do të marrë në shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane dhe PD-ja nuk do të kthehet në bunker të Sali Berishës, por do të mbetet shpresa e demokratëve. Do të ecim përpara sepse kemi përballë një regjim, që po e shikoni që mbështetet në një trekëndësh. Kemi të dhëna se regjimi është bërë pjesë e përpjekjes për një puç brenda Partisë Demokratike”, shtoi Basha.

Gjatë një konference të mbajtur një ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se janë mbledhur 4200 firma, të mjaftueshme për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Shqipëri6 minutes ago

Debate te “Ekonomia” për Censin në bujqësi të para 14 viteve, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet për fermerët

Lajme1 hour ago

Daut Memishi: Janë siguruar projektet për pastrimin dhe rregullimin e urës në lumin “Lumbardh” në Tearcë dhe vazhdimin e trotuarit në fshatin Odër

Lajme1 hour ago

Sali nga Dibra: Shteti duhet të ecë përpara, opozita do ti humb zgjedhjet e ardhshme

Maqedoni3 hours ago

Hoxha: Procedura e tenderimit ka përfunduar, së shpejti fillon ndërtimi i stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Bota3 hours ago

Jason Steinbaum: Obama instistoi në Gjykatën Speciale, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin

Lajme3 hours ago

Hoxha njofton mbylljen e tenderit, pritet të nisë së shpejti ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Maqedoni3 hours ago

Zjarri në Koçan: Ekspertiza e telefonave zbuloi rrjedhje informacioni mbi kontrollet e MPB-së dhe DAP-iT

Maqedoni3 hours ago

Pjesa II e autostradës Shkup-Bllacë do të zgjasë 4 vite

Bota3 hours ago

E zënë poshtë ndërtesës së shembur për 32 orë, si arriti të mbijetojë 12-vjeçarja në Venezuelë vetëm me një shishe ketchup dhe pak djathë

Maqedoni3 hours ago

MPB: Mbi 130 mijë shkelje të regjistruara, shoferët me targa të huaja së shpejti do të marrin gjobat

Maqedoni4 hours ago

Rritet çmimi naftës

Maqedoni4 hours ago

Bujar Osmani: Autostrada Shkup–Bllacë nuk e ndryshoi trasenë, qytetarët meritojnë përgjigje për dy vitet e humbura

NA NDIQ NË FACEBOOK