Lajme
Autobusi kaloi tre kufij pa licencë/ Grubi: Mund të ketë elemente korruptive

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi në emisionin Rubikon ka folur për ngjarjen tragjike në Bullgari ku mbetën të vdekur 45 persona.
News33 përcjell se Grubi është shprehur se kufomat janë tërësisht të djegura dhe identifikimi i tyre ka qënë i vështirë, por do ta arrijnë së bashku me familjrët e tyre duke bërë AND.
I pyetur në lidhje nësë autobusi ishte i pajisur me licencë, ai thotë se nga 4 autobusat që u nisën për Turqi, pa licencë ishte vetëm ai që u dogj i cili mesa duket mund të ketë pasur elemente korruptive që e kanë lejuar të kalojë në kufi.
“Nuk dua të spekuloj, por ndoshta për tragjedinë e sotme bëhet fjalë edhe për elemente korruptive. Si ka mundësi që një autobus që nuk është pjesë licencën zyrtare të kompanisë të kalojë tre kufij, atë të Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë dhe Turqisë, por edhe të rikthehet përsëri? A nuk i kanë bërë kontrollet policia dhe doganat qoftë në Maqedoni, Bullgari dhe Turqi apo bëhet fjalë për ndonjë çështje tjetër? S’dua të spekuloj për momentin dhe duhet të presim hetimin”
Në fund Grubi gjithashtu ka treguar se për këtë ngjarje është përfshirë dhe prokuroria dhe së bashku me autoritetet bullgare nuk do të ndalen derisa të gjejnë shkaqet që çuan në tragjedi./News33
















