Lajme
Atentati, ndërron jetë në spital ish-kryetari i Komunës Velipojë

Nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve ish-kreu i Komunës Velipojë Pashko Ujka.
64-vjeçari ka ndërruar jetë në spital. Ai u qëllua me silenciator mbrëmjen e sotme në një atentat pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.
Motivet e ngjarjes nuk dihen ende. Dyshimet e para flasin për konflikte të mëparshme që Ujka mund të ketë pasur gjatë kohës kur ushtronte detyrën e kryetarit të Komunës Velipojë. Sidoqoftë është ende herët për të dalë në konkluzione.



















