Lajme
ATENTAT në mes të Shkodrës, plagoset ish-kryetari i komunës së Velipojës, autorët e qëllojnë me silenciator pas shpine

Ish-kryetari i komunës së Velipojës, Pashko Ujka, ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasdien e sotme në afërsi të banesës së tij.
Burime bëjnë me dije se ai është qëlluar pas shpine e armë zjarri dhe ka marrë plagë në shtyllën kurrizore, teksa autori ka përdorur silënciator për të shmangur zhurmën.
64 vjeçari është nisur menjëherë drejt spitalit, ndërkohë që policia vijon krehjene zonës me qëllim kapjen e autorit.
Dyshohet se ngjarja mund të ketë lidhje me periudhën 2011-205 kur Ujka ka shërbyer si kryetar komune, pasi ai është plagosur edhe 2 herë të tjera.
“Rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes”, njofton Policia.




















