Connect with us

OP / ED

Artan Dika godet BDI-në dhe ata që sulmojnë shumicën

Published

on

Shkruan: Artan Dika

1. Rënja e një qeveria dhe formimi i një qeverie tjetër nuk është ndonjë ngjarje e tmerrshme apo fatale siç po mundohet të bëhet zhurmë, por ngjarje e zakonshme varësisht nga shumicat parlamentare që krijohen. Funksionet nuk janë të përjetshme. Vjen dita e kthehesh në profesionin tënd. Si fatale po mundohen ta paraqesin një dyzinë funksionarësh e përfituesish partiakë parazitë e të paaftë që si ç’duket nuk kanë profesion ku të kthehen dhe do duhet të mbesin në rrugë prej nga kanë ardhur.

2. Marrëveshjet ndërkombëtare si ajo e Prespës, anëtarësimi në NATO apo njohja e Kosovës janë të pakthyeshme. Këtë e dinë të gjithë. Ndryshimin e emrit si realitet i kryer e ka përmendur edhe Mickovski ndërsa integrimin në NATO dhe njohjen e Kosovës nuk ka mundur ta tërheq as Kryeministri serb i Malit të Zi që është dorë e zgjatur e Vuçiqit ne Podgoricë e jo po mund ta tërheq një kloun politik si Apasievi. Zhurmë për ta tremburu miletin me këto gjëra po bëjnë për hallin e vet një dyzinë funksionarësh e përfituesish partiakë të parazitë e të paaftë që si ç’duket nuk kanë profesion ku të kthehen dhe do duhet të mbesin në rrugë prej nga kanë ardhur.

3. Kush nxjerrë videot e Apasievit bën mirë, për t’i rikujtuar miletit se çka mban kjo tokë, por bashkë me këtë bën mirë të nxjerrë edhe videot e Zaevit ku thotë se shqiptarët nuk vlejnë pesë pare. Sa për atë se kush çka ka thënë e çka ka bërë shembull e keni Zaevin në ikje por edhe Aliun që është bë mik me Thaçin për të cilin thoshte se i ka bërë atentat për ta vrarë.

4. BDI-ja i ka ndryshuar, shkelur, poshtëruar dhe përdhunuar standardet dhe parimet jashtëkushtetuese të krijimit të qeverisë që ajo vet është munduar t’i vendosë sipas interesit të momentit dhe ajo vet nuk mund të thirret në ato. Sa për ligjin dhe kushtetutën ka vetëm një kusht për krijimin e qeverisë, 61 deputetë. Jashtë çdo parimi që vet është munduar të vendos, kur i ka konvenuar, ajo është ulur herë në prehërin e LSDM-së herë në atë të VMRO-së … dhe pastaj prap me rotacion herë te njëra e herë te tjetra. Nuk mund te thirresh në përfaqësim të votave të shqiptarëve kur për të “shpëtuar lëkurën” në zgjedhjet lokate të para katër viteve lut LSDM-në për të t’i dhënë votat e saj. Nuk mund të thirresh në vullnetin e shqiptarëve kur shkon dhe nxjerr deputet me votat e Pllasnicës. Është krejt në rregull dhe e ligjshme të bësh si ç’ka bërë BDI-ja, duke futur në lista të deputetëve 5 romë, 3 turq, 1 maqedone, bosnjakë e të tjerë, e të vësh bartës liste për njësi të caktuara zgjedhore një turk, por pastaj më nuk mund të thirresh në përfaqësime etnike por vetëm në vota qytetare.

5. Në të njëjtën lojë nuk mund të jesh edhe lojtar edhe arbitër dhe t’i caktosh e t’i ndryshosh rregullat e lojës si të pëlqen ty.

6. Shumica e re qeverisëse do të jetë e përkohshmë dhe këtu nuk ka gjë për ta tragjedizuar dhe fatalizuar. Shumica e re stabile, mundësisht katërvjeçare, do dalë nga zgjedhjet e ardhshme të parakohshme. Ato normalisht se kësaj radhe do duhet të organizohen pa tutelën, shantazhet, kërcënimet dhe manipulimet e BDI-së. Kush do fitojë në zgjedhjet e ardhshme do ta bëjë qeverinë e re të vendit. Çka ka të keqe këtu?

7. Uji që lëviz pastrohet. Uji që nuk lëviz bëhet kënetë. Ndryshimi është më mirë se status quo-ja. Kot nuk kanë thënë ‘pampersat dhe politikanët duhet ndrruar sa më shpesh’. Kjo është mirë edhe për BDI-në. Është shansi të pastrohet brenda dhe nëse e meriton të fitojë një here tjetër prap.

NA NDIQ NË FACEBOOK