Connect with us

Lajme

Arrestohet për shpërdorim detyre ish-shefi i policisë

Publikuar

Një ish-shef policie ka rënë në prangat e policisë së Sarandës, pasi ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për Adrian Nuhën, 64 vjeç, banues në Sarandë.

Adrian Nuha ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Elbasanin me vendimin e datës 9 korrik, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ish-polici iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme, njoftoi policia.

Ai u vu në pranga “bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se ndodhej në lagjen Nr.4, Sarandë”, konfirmuan të njëjtat burime.

NA NDIQ NË FACEBOOK