Lajme
Alternativa sot vendos nëse bëhet pjesë e Qeverisë apo mbetet në opozitë

Partia Alternativa sot, në ora 18:00 do të mbledhë Kryesinë Qendrore, e cila ishte paraparë për ditën e martë (23 nëntor), por u shty për shkak të tragjedisë në Bullgari ku jetën e humbën 44 persona nga Maqedonia e Veriut.
Sot, Kryesia Qendrore duhet t’i japë orientim Kuvendit Qendror, organit më të lartë të partisë dhe do të vendos nëse do të bëhet pjesë e Qeverisë dhe e shumicës parlamentare apo do të mbeten pjesë e bllokut opozitar.
Kujtojmë se kryetari i Alternativës, Afrim Gashi javën e kaluar u takua me kryeministrin Zaev, ku u zyrtarizua propozimi që Alternativa të jetë pjesë e koalicionit qeveritar, i cili do të rrisë edhe shumicën në Kuvend me katër deputetë./TV21
















