Connect with us

Lajme

Alternativa i përgjigjet pozitivisht ftesës së Artan Grubit

Publikuar

Artan Grubi sot ftoi të gjitha partitë politike ti bashkangjiten shumicës paralamentare e cila është pro evropiane siç tha ai. E kësaj ftese madje që mbrëmë i është përgjigjur Alternativa, si parti serioze politike.

Konkluzioni i përgjithshëm i Kryesisë qendrore ishte se duhet t’i japim një shans stabilitetit dhe vazhdimësisë në mënyrë që vendi të shpresojë për një datë për anëtarësim në BE, deklaroi zëdhënësi i Alternativës, Orhan Murtezani pas seancës që u mbajt në selinë e partisë në Shkup.

Më pas, siç shtoi, vendimin përfundimtar për hyrje në Qeveri do ta marrë Kuvendi qendror i Alternativës.