Connect with us

Sport

Alban Miftari vazhdon te mbaj portën e paprekur

Publikuar

Bylisi vijon marshimin në Kategorinë e Parë, duke marrë fitoren e nëntë radhazi në po kaq ndeshje të luajtura. Ballshiotët fituan në shtëpi 1-0 ndaj Apolonisë, duke treguar edhe njëherë se ngjitja në Superiore nuk është problem.
Ndërkohë Portieri Alban Miftari vazhdon te mbaj rekordin ne Kategorinë e parë me vetëm nje gol te pesuar. Miftari e ruajti rrjetën e tij të paprekur edhe ne ndeshjen e sotme kunder Apolonisë, ndaj se cilës skuadër, Bylisi shënoi fitore minimale falë golit të Qardakut ne minutën e 36.

Tani më në Nëntë ndeshje si titullar, ka pranuar vetëm 1 gol, duke e ndihmuar këtë skuadër që të marrë fitore të njëpasnjëshme me një gol-averazh 18:1. Duke shikuar ecurinë e skuadrës së trajnerit Jeton Beqirit , duket se Bylisi ndoshta që në fund të gjysmësezonit vejshtorë do të ketë prenotuar ‘biletën’ për kthim në Superiore.

NA NDIQ NË FACEBOOK