Connect with us

Lajme

Akuzohet se ngacmonte seksualisht vajzën 13 vjeçe, arrestohet

Publikuar

Një 58-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrës për ngacmimin e një vajze të mitur.

Burime zyrtare nga blutë njoftuan këtë të Shtunë se në pranga u vu R.A., 58 vjeç, banues në Durrës, për veprat  penale “Ngacmim seksual” dhe “Përndjekja”. Ai dyshohet se ka përndjekur dhe ka ngacmuar seksualisht një të mitur 13-vjeçare.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, shtuan të njëjtat burime.

Edhe ditën e djeshme u raportuan dy arrestime për ngacmimin seksual. Një burrë u arrestua pas denoncimit se kishte ngacmuar mbesën e tij të mitur në Vlorë. Në Gjirokastër, një i ri u vu në pranga i akuzuar se kishte ngacmuar një 17-vjeçare.

Një rast edhe më i rëndë u shënua në Sarandë, ku u arrestua një efektiv policie, pasi kreu marrëdhënie seksuale me një vajzë 13 vjeçe e cila shfrytëzohej për prostitucion nga një tjetër person.

NA NDIQ NË FACEBOOK