Connect with us

Lajme

Akuzohet se ngacmoi seksualisht mbesën 11 vjeçe, arrestohet 54-vjeçari

Publikuar

Një 54-vjeçar u arrestuar nga policia e Vlorës, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e tij të mitur.

Burime zyrtare nga blutë e Vlorës konfirmuan këtë të Premte prangosjen e 54-vjeçarit. “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.D., 54 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e tij 11-vjeçare”, njoftoi policia. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, shtuan të njëjtat burime.

Mësohet se denoncimin e ka bërë babai i vajzës së mitur një ditë më parë në komisariatin e Policisë së Vlorës. Ai ka treguar para bluve të qytetit bregdetar se e bija i ka rrëfyer se xhaxhai i saj e ka ngacmuar seksualisht duke e prekur në zona intime. Në prani të psikologes, vetë 11-vjeçarja ka rrëfyer se xhaxhai i saj e ka puthur në buzë.

“Xhaxhai më afrohej shpesh, më prekte në zona intime. Më ka puthur dhe në buzë”, ka treguar e vogla.

Ndërkohë, në Gjirokastër, një 34-vjeçar u vu në pranga për të njëjtën vepër penale. Ai akuzohet se ngacmoi seksualisht një vajzë 17-vjeçe.

Lexo edhe:

Akuzohet se ngacmoi sek*ualisht 17-vjeçaren, arrestohet 34-vjeçari

NA NDIQ NË FACEBOOK