Connect with us

Lajme

Aksidentohet eskorta e Berishës pas “Foltores”, 2 të plagosur

Publikuar

Dy persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i ndodhur këtë të Premte në aksin Milot- Fushë Mamurras, ku u përfshi dhe eskorta e ish-kryeministrit Sali Berisha. Vetë Berisha nuk ka pësuar lëndime.

Policia njoftoi se në aksin rrugor Milot- Fushë Mamurras, “mjeti me drejtues shtetasin A.M., ka goditur mjetin me drejtues shtetasin S.L., e më pas ka goditur mjetin shoqërues të eskortës së deputetit Sali Berisha”.

Si pasojë, kanë marrë dëmtime të lehta 2 shtetas banues në Kosovë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti sot takimin me demokratë në Kurbin. Teksa kthehej nga takimi eskorta e ish-kryeministrit u përfshi në aksident.

Lexo edhe:

Aksidenti në Fushë Mamurras, dalin detaje të reja, ja kush janë drejtuesit e përfshirë

NA NDIQ NË FACEBOOK